Një vajzë 17-vjeçare është transportuar paraditen e kësaj të hëne në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë, pasi ka mbetur e plagosur me armë zjarri në kokë . Adoleshentja me inicialet H.H., është shoqëruar në spital nga familjarët e saj.

– Advertisement –

Burimet nga stafi mjekësor bëjnë me dije se e reja ka qenë e koshiente në momentin e mbërritjes në spital, ndërsa po i nënshtrohet procedurave mjekësore përkatëse.

lg.php?bannerid=77&campaignid=9&zoneid=16&loc=https%3A%2F%2Feuronews.al%2Fvlore 17 vjecarja dergohet ne spital me plumb ne koke ndodhet ne gjendje te rende%2F&referer=https%3A%2F%2FeuronewsSipas informacioneve paraprake, dyshohet se e reja mund të jetë vetëplagosur me armë zjarri.

Gjendja e saj shfaqe e rëndë

“Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.