Ushtria izraelite pranoi sot se civilë palestinezë u vranë dhe u plagosën nga zjarri i forcave izraelite pranë Qendrave të Shpërndarjes së Ndihmës në Rripin e Gazës, duke thënë se udhëzimet iu dhanë ushtrisë, pas “mësimeve të nxjerra”.
Që kur Izraeli hoqi bllokadën 11-javore të ndihmave në Gaza më 19 maj, duke lejuar rifillimin e shpërndarjes së kufizuar të ndihmës së OKB-së, Kombet e Bashkuara raportojnë se më shumë se 400 palestinezë janë vrarë duke u përpjekur të gjejnë ndihmë.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se rrëfimet e viktimave në këto incidente, të cilat ofrohen nga autoritetet e Hamasit, janë të ekzagjeruara.
Sipas ushtrisë, ushtarët izraelitë përdorën armë zjarri vetëm kur kishte një kërcënim për ta, si për shembull kur dhjetëra të dyshuar iu afruan forcave jashtë rrugëve të caktuara ose jashtë orarit të hapjes së Qendrave të Ndihmës të operuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-të.
Në këto raste, IDF raportoi se një numër i vogël njerëzish u goditën nga zjarri i saj, jo dhjetëra siç pretendon Hamasi.
IDF theksoi se në të paktën tre raste “tragjike”, zjarri i artilerisë u qëllua në zonat pranë Qendrave të Shpërndarjes së Ndihmës, në një përpjekje për të parandaluar palestinezët të afroheshin në zona specifike jashtë qendrave të shpërndarjes.
Zjarri i artilerisë në këto raste nuk ishte “i saktë”, sipas hetimeve të ushtrisë izraelite, dhe rezultoi në 30-40 viktima midis palestinezëve, disa prej të cilëve vdiqën.
Çdo rast i raportuar i viktimave civile pranë objekteve të GHF është hetuar, tha ushtria, duke shtuar se po punon për të përmirësuar infrastrukturën, rrugët hyrëse, sinjalistikën dhe njoftimet për objektet e ndihmës./kohajuaj