Pasi Donald Trump u kthye në SHBA nga Haga, Shtëpia e Bardhë postoi në Twitter një video të presidentit amerikan në Samitin e NATO-s në kryeqytetin holandez, të shoqëruar nga kënga e Usherit “Hey Daddy”.

Ky “homazh” i pazakontë i referohet qartë deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili dje të mërkurën e krahasoi Donald Trump me një “baba” që ndërhyn në një sherr midis fëmijëve në oborrin e një shkolle, pas përdorimit të gjuhës vulgare nga presidenti amerikan në lidhje me luftën midis Izraelit dhe Iranit.

“Babi është në shtëpi… Hej, hej, hej, babi”, thuhet në postimin në Twitter të Shtëpisë së Bardhë.

https://x.com/WhiteHouse/status/1938053287535616085?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1938053287535616085%7Ctwgr%5E306dc264332cb89635949c846c747f20c2ff04dc%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.zougla.gr%2Fkosmos%2Fhey-daddy-me-tragoudi-tou-usher-o-lefkos-oikos-ypodechthike-ton-trab-trolarontas-ton-route%2F