Një incident tronditës ndodhi në sallën e mbërritjeve të një aeroporti të Moskës, ku një burrë papritmas kapi një fëmijë 18-muajsh dhe e hodhi me dhunë në tokë, duke rezultuar në plagosjen e rëndë të fëmijës dhe në gjendje kome.

Në një video të filmuar nga një kamera sigurie e aeroportit, burri shihet fillimisht duke qëndruar pranë djalit të vogël dhe duke u bërë sikur nuk i intereson. Papritmas, ai e kap fëmijën dhe pasi e kthen përmbys, e hedh me forcë në dysheme, duke bërë që djali i vogël të mbetet i palëvizshëm. Një burrë tjetër dhe një oficer policie nxitojnë në vendngjarje, me autorin që bën sikur nuk e di se çfarë ka ndodhur.Siç u bë e ditur, ky është një bjellorus 31-vjeçar, i cili u arrestua menjëherë nga autoritetet. Fëmija sapo kishte mbërritur në Moskë me nënën e tij nga Irani, për shkak të bombardimeve, dhe gruaja është shtatzënë.

Në rrëfimin e tij, ai tha se u përpoq ta vriste fëmijën, por nuk kishte asnjë motiv pasi ishte nën ndikimin e drogës.

Shikoni videon tronditëse nga Dailymail