Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë bisedime me Iranin “javën e ardhshme”, duke folur për një marrëveshje të mundshme mbi programin bërthamor të Teheranit.
“Do të flasim javën tjetër me Iranin, mund të nënshkruajmë një marrëveshje, nuk e di”, tha presidenti amerikan gjatë një konference për shtyp në fund të samitit të NATO-s në Hagë.
Trump deklaroi gjithashtu se Izraeli dhe Irani janë të lodhur, por konflikti midis dy vendeve mund të fillojë përsëri.
“Kam pasur të dy probleme dhe të dy janë të lodhur, të rraskapitur… dhe a mund të fillojë përsëri? Mendoj se një ditë, mund të fillojë. Mund të fillojë së shpejti”, u tha Trump gazetarëve./kohajuaj