Në Samitin e NATO-s që u mbajt së fundmi në Hagë, u mor vendimi unanim që ngjarja e vitit 2027 të zhvillohet në Tiranë, Shqipëri.
Ky lajm u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet krenaria dhe privilegji për organizimin e një eventi kaq të rëndësishëm në vendin tonë.
Samiti i NATO-s në Tiranë pritet të forcojë pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe të nxjerrë në pah rolin strategjik që ajo ka në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.