Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë këtë të mërkurë pretencën për të pandehurit në çështjen e njohur si “Sterilizimi”.
Të pandehurit dhe pretencat përkatëse:
- Klodian Rjepaj: 10 vjet burg. Përfiton ulje me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar. Dënimi ulet në 6 vjet e 8 muaj burg.
- Ilir Rrapaj: 10 vjet burg. Përfiton ulje me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar. Dënimi ulet me 6 vjet e 8 muaj burg.
- Marsela Serjanaj: 3 vjet e 6 muaj burg. Me gjykim të shkurtuar, dënimi i kërkuar shkon në 2 vjet e 4 muaj burg.
- Sajmir Kadiu: 3 vjet e 6 muaj burg. Me gjykim të shkurtuar, dënimi i kërkuar nga SPAK i ulet në 2 vjet e 4 muaj burg.
- Petref Mersini: 3 vjet e 6 muaj burg. Me gjykim të shkurtuar, zbret në 2 vjet e 4 muaj. Kërkohet pezullimi i dënimit dhe vendosja në 4 vjet shërbim prove.
- Arben Gjata: 1 vit e 4 muaj burg. Kërkohet pezullimi i dënimit dhe vendosja në 3 vjet shërbim prove.
- Genc Byrazeri – 2 vjet shërbim prove.
- Naile Ajazi – 1 vit e 4 muaj burg. Kërkohet pezullimi i dënimit dhe 2 vjet shërbim prove.