Kreu i agjencisë mbikëqyrëse bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi, tha sot se përparësia e tij kryesore është që inspektorët e tij të kthehen në objektet bërthamore të Iranit për të vlerësuar ndikimin e sulmeve ushtarake amerikane dhe izraelite dhe për të verifikuar rezervat e uraniumit të pasuruar, të cilat Teherani tha se kishte marrë “masa të posaçme” për t’i mbrojtur.
“Ky është prioriteti i parë”, tha shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Grossi, në një konferencë për shtyp në një takim të kabinetit austriak të sigurisë.
Ai tha se po kërkon kthimin e inspektorëve të IAEA-s në objektet iraniane, duke përfshirë tre njësitë (Fordo, Isfahan dhe Natanz) ku Izraeli pasuronte uranium derisa Izraeli nisi sulmet më 13 qershor.
Kur u pyet nëse Irani e kishte informuar për statusin e rezervave të uraniumit të pasuruar, veçanërisht uraniumin e pasuruar në një pastërti deri në 60%, afër gradës së armëve, ai foli për një letër që mori nga Irani më 13 qershor, ku thuhej se Irani do të merrte “masa të posaçme” për të mbrojtur materialet dhe pajisjet e tij bërthamore.
“Ata nuk hynë në detaje rreth asaj që do të thoshte kjo, por qartësisht ky ishte kuptimi i nënkuptuar. Mund ta imagjinojmë që ky material është atje”, thotë Grossi, duke nënkuptuar se shumica e uraniumit i kishte mbijetuar sulmeve.