Një vlerësim fillestar nga agjencitë e inteligjencës amerikane tregon se sulmet ajrore amerikane në tre nga objektet bërthamore të Iranit fundjavën e kaluar nuk shkatërruan elementë kyç të programit bërthamor të Teheranit dhe me shumë mundësi vetëm e vonuan atë për disa muaj, raportoi sonte rrjeti televiziv amerikan CNN, duke cituar tre persona të informuar mbi këtë çështje.
Sipas CNN, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, e quajti këtë “vlerësim të supozuar” “kategorikisht të pasaktë”.