Bota po përballet me situatën “më komplekse” në dekada, tha sot për AFP presidenti i ri i Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brende, në margjinat e një samiti në qytetin kinez Tianjin.
“Është konteksti më kompleks gjeopolitik dhe gjeoekonomik që kemi parë në dekada”, tha Borge Brende.
“Nëse nuk arrijmë të stimulojmë rritjen, për fat të keq mund të kemi një dekadë rritjeje më të dobët”, shtoi ai.
Zyrtarë politikë dhe figura ekonomike nga e gjithë bota, përfshirë kryeministrin e Singaporit Lawrence Wong, po marrin pjesë në takimin e Forumit Ekonomik Botëror në Tianjin këtë javë.
Ky takim njihet edhe si “Davosi i verës”, një referencë për Forumin e famshëm të Davosit, i cili organizohet gjithashtu nga organizata që kryeson Brende.
Aktualisht është “shumë herët” për të vlerësuar plotësisht ndikimin e kësaj lufte tregtare të vazhdueshme, tha sot Borge Brende për AFP.
«Por globalizimi, siç e kemi njohur, tani ka evoluar në një sistem të ndryshëm», vazhdoi ai.
«Një kapitull i ri po hapet… pasi tregtia ishte motori i rritjes»./kohajuaj