Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka folur sot në Samitin e Dytë të Demokracisë që u mbajt në Shtëpinë e Bardhë.
“Demokracia, sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave të njeriut, janë të gjitha shenja të shoqërisë elastike, gjithëpërfshirëse dhe paqësore. Shoqëria e fortë demokratike janë vendet që mund të korrigjohen dhe përmirësohen vet”, ka thënë Guterres.
Ai ka shtuar se të gjitha shtetet në botë duhet të bëhen bashkë që të punojnë për eleminimin e dukurive që janë kundër demokracisë.