Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, sulmet e fundit ushtarake në kompleksin bërthamor të Iranit në Isfahan goditën gjashtë ndërtesa, ndërsa katër të tjera ishin shkatërruar më parë. Megjithatë, ndërtesat përmbanin pak ose aspak material bërthamor.
“Objektet e synuara sot nuk përmbanin material bërthamor ose sasi të vogla të uraniumit natyror ose të pasuruar dobët. Kështu, kontaminimi radioaktiv është i kufizuar në ndërtesat që u dëmtuan ose u shkatërruan”, thuhet në një deklaratë.
Në të njëjtën kohë, siç citohet nga Reuters, Irani dyshohet se ka transferuar uranium të pasuruar nga Fordow në një vendndodhje sekrete përpara bombardimeve të SHBA-së.
Sipas agjencisë, një burim i lartë iranian tha se materiali ishte transferuar në një vendndodhje të panjohur, pa dhënë detaje të mëtejshme. Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtit burim, stafi në fabrikë ishte reduktuar ndjeshëm para sulmit.
Imazhet satelitore të Fordow, të marra dje dhe një ditë më parë, zbulojnë radhë kamionësh që rreshtohen jashtë kompleksit, gjë që përforcon teorinë se autoritetet iraniane kishin marrë masa paraprake për të transportuar materialin e ndjeshëm bërthamor./kohajuaj