Një ditë më parë, ndaj Elton Kilës ishte organizuar një atentat, mirëpo ai dështoi. Kila ka qenë në shenjestër për t’u ekzekutuar edhe më herët.

Ditën e 29 marsit 2022, kur mbeti i plagosur dhe më pas u arrestua, Report Tv raporton se Nuredin Dumani ishte nisur për të vrarë Elton Kilën. Porosinë për vrasjen e Kilës, ia kishte dhënë Suel Çela.

Kjo është hera e katërt që dështojnë atentate që kanë pasur për qëllim eliminimin e tij për llogari të grupeve kundërshtare.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga Arben Spahiun, vëllai i Arjan Spahiut të ezektutuar në Belgjikë i cili është kunati i Erion Alibeajt i arrestuar me urdhër të SPAK për porositjen e disa vrasjeve të ndodhura në Elbasan.

Në pranga është vënë edhe Arsen Preçi, banesa e të cilit ndodhet shumë pranë automjetit të braktisur ku gjetën disa armë të shtunën në mbrëmje.