Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi nëpërmjet platformës Truth Social se avionët amerikanë bombarduan tre objekte bërthamore në Iran, në Fordow, Natanz dhe Isfahan.
“Të gjitha avionët kanë dalë nga hapësira ajrore iraniane. Një ngarkesë e plotë bombash u hodh në vendin kryesor, Fordow. Të gjitha avionët po kthehen të sigurt”, tha Trump.
Duke përgëzuar forcat e armatosura të përfshira në operacion, Presidenti Trump shkroi: “Urime luftëtarëve tanë të mëdhenj amerikanë. Nuk ka ushtri tjetër në botë që mund ta bëjë këtë. TANI ËSHTË KOHA PËR PAQE!”
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se objekti bërthamor nëntokësor në Fordow në Iran ishte shkatërruar, menjëherë pasi njoftoi se avionët amerikanë kishin bombarduar tre objekte bërthamore në Iran.
“Ky është një moment historik për Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe botën. Irani tani duhet të bjerë dakord t’i japë fund kësaj lufte”, shkroi Trump në një postim në platformën Truth Social.