Eurodeputeti Fredi Beleri deklaroi në mbledhjen e Stabilizim-Asociimit, se në Shqipëri sistemi i drejtësisë është i hapur nga qeveria. Ai tha se qeveria përmes institucioneve të drejtësisë, ushtroi presion ndaj liderëve të opozitës si Sali Berisha dhe Ilir Metës, i cili ndodhet në burg.

Më tej, ai shtoi se drejtësia u përdhos nga zgjedhjet e fundit në vend, gjë që solli edhe reagimin e socialistit Toni Gogu, i cili iu drejtua duke i thënë se në këtë moment që po flasin, organet kompetente si KQZ dhe Kolegji Zgjedhor po shqyrtojnë pretendimet e opozitës, duke shtuar se s’duhet ta ‘prekin’ besimin ndaj këtyre institucioneve. Gogu shprehu bindjen se vullneti i qytetarëve është i patjetërsueshëm.

Fredi Beleri: Në Shqipëri sistemi i drejtësisë është i kapur nga ata persona që po përpiqen ta reformojnë atë. Qeveria përmes procesit të vettingut, i cili kontrollon gjyqtarët potencialë, e kanë lënë sistemin me të njëjtat gabime apo mangësi që në fillim, dikush duhet të kontrollojë vendimet e gjyqtarëve. Strasburgu ka çuar prokurorë që të vërtetonte dështime të ndryshme përshembull njerëzit që janë përjashtuar nga Shengen pa një proces gjyqësor. Shqipëria sot i mban 198 ditë në paraburgim, shumë më tepër se çdo vend tjetër në Evropë. Qeveria përmes prokurorit ka mbajtur nën presion zotin Berisha, udhëheqësi i opozitës. Meta është në burg, kryetari i bashkisë së Tiranës është arrestuar po ashtu. Çfarë vendi mund të arrestojë një kryetar bashkie për gjërat që ka bërë, ka pasur edhe krime të tjera të cilat nuk kanë dalë për kryetarin e bashkisë dhe këto kanë lidhje me kryeministrin e vendit. E kanë arrestuar kryetarin e bashkisë për gjërat që ka kryer gruaja e tij. Kjo nuk ka siguri ligjore dhe i ka detyruar njerëzit të emigrojnë. Ka raste në gjykata ku nuk janë përfunduar. Nëse një qytetar duhet të shkojë në gjyq, i dihet 10 vite për të marrë rezultatin. Sundimi i së drejtës është në krizë, drejtësia nuk mund të jetë privilegj i disa personave, por duhet të jetë në duart e të gjithëve. Drejtësia është përdhosur në zgjedhjet e fundit.

Toni Gogu: Zoti Beleri për shkak se më përmendët emrin më duhet të bëj një sqarim të shkurtër se të gjithë pretendimet situatës së zgjedhjeve janë duke u shqyrtuar nga autoriteti kushtetues i pavarur KQZ dhe gjykatat si Kolegji Zgjedhor. Besimi që kemi në ato institucione që kemi ndërtuar së bashku me PE me shumë mund në 30 vitet e fundit, sidomos në 10 vitet e fundit përmes reformës madhore në drejtësi, besoj se duhet të mbetet i paprekur dhe iu siguroj që në fund fare vullneti i popullit shqiptar në ato kuti që po rinumërohet, do të jetë i patjetërsueshëm.