Radhë kilometrash janë formuar në kryeqytetin e Iranit, Teheran, me makina që transportojnë banorë që dalin nga shtëpitë e tyre.

Teherani është një qytet me një popullsi prej gati 10 milionë banorësh. Tashmë, shumë banorë po përpiqen të largohen nga kryeqyteti dhe të kërkojnë strehim në pjesë të tjera të vendit.

Në fakt, në Telegram është krijuar një grup i titulluar “koordinimi i daljes” për studentët me disa biseda që i referohen organizimit të udhëtimeve nga Teherani në qytete të ndryshme të tjera në të gjithë Iranin./koh