Policia e Vlorës arrestoi të hënën drejtuesin e mjetit lundrues që aksidentoi një turist gjerman një ditë më parë në Gjirin e Gjipesë.
Në pranga u vu shtetasi Krenar Velaj, banues në Orikum për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.