Kreu i Partisë Mundësi, Agron Shehaj, i ftuar në “Opinion” në News24, shpjegoi pse një kandidat i përbashkët i opozitës për kryetar bashkie të Tiranës mund të ketë shanse të fitojë.
Shehaj gjithashtu pohoi se kandidati duhet të jetë jo partiak dhe jo politik, një figurë përfaqësuese e gjithë opozitës. Shehaj nuk ka një emër konkret, së pari, të bëhet bashkë e gjithë opozita për këtë çështje, pastaj diskutohet emri.
Agron Shehaj: “Kryetari i Bashkisë së Tiranës është nën arrest dhe do të kemi zgjedhje për kryetar. Nëse ne duam, si opozitë, të fitojmë kundër Edi Ramës, atëherë duhet të kemi një kandidat të përbashkët. Kjo është e vetmja mënyrë që ne kemi. E vështirë, por kemi mundësi të fitojmë. PD thuajse e ka të pamundur po doli me kandidat të tyre.
Ka dallime mes zgjedhjeve të 11 majit dhe tani për kryetar, sepse ne nuk po themi të shkrihemi në një parti. Tjetra është që kandidati i përbashkët të jetë jo partiak, mundësisht dhe jo politik. Në zgjedhjet e 11 majit kishim difereëncë me PD për t’u bërë bashkë. Ndërsa për zgjedhjet për Kryetar Bashkie në Tiranë është vetëm një kauzë, të zgjedhim një figurë, pasi nuk ka zgjedhje për këshill bashkia.
Nuk po them të bëhemi shok e miq, por të nxjerrim një kandidat që të përfaqësojë opozitën. Mendoj që jashtë politikës ka shumë njerëz që mund të jepnin kontributin e tyre. Emër nuk kam, por jam i bindur që ka plot jashtë politikës që mund të adminstrojë edhe qeverisë mirë Tiranën. Jemi të hapur për emra, pastaj, së pari, të vendosim në parim këtë propozim. Duhet dikush që nuk përfaqëson parti, por gjithë opozitën.
Nuk dua të hyj në emra. E vlerësoj, por nuk do të hyj me emra të përveçëm.”