Tabloidi britanik i ka kushtuar një artikull shqiptarëve në lidhje me rrugët që përdorin këta të fundit për të shkuar në Britaninë e Madhe. Ajo që bie më shumë në sy në këtë artikull është fakti se dikur shqiptarët përdorinin varka të vogla për të ardhur, por tani kjo situatë ka ndryshuar: tani ata përdorin jahte luksoze.
Një jaht luksoz i quajtur ‘Tacoma’ i marrë me qira në Francë është përdorur nga trafikantë ndërkombëtarë për të transportuar emigrantë shqiptarë ilegalisht drejt Britanisë së Madhe. Jahti, me vlerë 70,000 paund, ishte marrë me qira në prill nga një burrë me pasaportë austriake, për një udhëtim të supozuar turistik përgjatë bregut të Bretanjës.
Sipas bashkëpronarëve të kompanisë charter “Eridan” në Brest, dokumentet e qiramarrësit përfshirë pasaportën, certifikatën detare dhe të dhënat personale dukeshin të rregullta.“Kredencialet e qiramarrësit u kontrolluan nga ne, pasaporta dhe certifikata e tij detare. Gjithçka dukej në rregull. Ai e mori me qira jahtin për pushime dyjavore me miqtë. Ose kjo është ajo që na tregoi ne”, tha Valery Roue, bashkëpronar i kompanisë së qirasë Eridan.
Ajo që ndodhi në të vërtetë më pas në anijen me gjashtë vende, Tacoma, është një rrëfim tronditës që ekspozon se si jahtet e argëtimit të marra me qira në Francë po merren nga bandat kriminale për të sjellë emigrantë të paligjshëm këtu.
Sot, “austriaku” që mori me qira anijen është zhdukur. Ai po kërkohet nga policia britanike dhe franceze në të gjithë Evropën dhe Ballkanin sepse një nga dokumentet që ai përdori për qiranë e jahtit tregon se ai është me origjinë nga Maqedonia e Veriut.
Larg lundrimit përgjatë bregdetit të Bretanjës, jahti u pikas shpejt nga Monsieur Roue, duke përdorur një pajisje gjurmimi të anijes, duke lënë ujërat franceze për t’u drejtuar për në Kornuoll. Më 13 prill, Forca Kufitare Britanike ndërhyri pranë grykëderdhjes së lumit Helford, afër Falmouth-it, dhe ndaloi jahtin.
Në bord u gjetën 17 emigrantë shqiptarë, përfshirë një grua, që po përpiqeshin të hynin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Mendohet se ata ishin marrë nga një vend i fshehtë në bregun francez pak pas nisjes së jahtit.
Monsieur Roue shpjegoi: “U bëra dyshues pasi jahti im u nis nga Bresti. E pashë rrugën e tij dhe e gjeta duke lundruar përtej Kanalit. Forcat Kufitare e ndaluan në Newquay, por “austriaku” nuk ishte atje.” Pas 52 ditësh të sekuestruar në Cornwall, jahti Tacoma është rikthyer në Brest nga kompania franceze.
Incidenti i ka bërë autoritetet britanike dhe franceze të imigracionit të japin alarmin se jahtet franceze me qira janë vënë në shënjestër për të sjellë emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar.
Autoriteti doganor francez ka paralajmëruar të gjitha kompanitë e anijeve me qira përgjatë bregdetit të Bretanjës, që jenë vigjilentë pasi trafikantët mund të përpiqen të marrin me qira ose thjesht të vjedhin jahtet e tyre.
Ndërkohë, Forca Kufitare Britanike po përdor mbikëqyrje shtesë për të kontrolluar anijet e argëtimit që mbërrijnë në portet e Mbretërisë së Bashkuar nga Franca, Belgjika dhe Holanda.“Ne patrullojmë 24 orë në ditë, por me qindra porte dhe marina, nuk është e mundur të kemi praninë