Kandidati potencial për të qenë kryebashkiak i kryeqytetit, profesori i shkencave politike, Arlind Qori ka qenë prezent në studion e televizionit Euronews Albania ku ka folur për poltikën dhe zgjedhjet e pritëshme vendore të 14 majit. Duke vlerësuar politikën dhe qeverisjen e derisotme, ndër të tjera, konkurenti i Erion Veliajt, që është dhe kryesues i Lëvizja Bashkë, ka vlerësuar:
“Kjo mënyrë e qeverisjes duhet të marrë fund në Shqipëri sepse po merr fund Shqipëria nga kjo mënyrë qeverisjeje.
Deri më sot qytetarët nuk kanë pasur një alternativë serioze, sepse partitë e vjetra janë njësoj të korruptuara”, ndërsa i ka bërë thirrje votuesve që:
“Në 14 maj do të keni si alternativë Lëvizjen BASHKË. Prandaj në ditën e zgjedhjeve presim vota edhe nga ata që nuk kanë votuar kurrë, nga ata që e kanë shitur votën, por edhe nga ata që kanë votuar PS-në dhe PD-në për inat të njëra- tjetrës.”/ Koha Juaj.com