Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka sqaruar arsyet se përse në zgjedhjet e 14 majit, do të dalë më vete dhe vetëm me kandidatë për këshillat Bashkiakëdhe pse u tërhoq nga kandiddimi për kryetar të bashkisë së Tiranës.

Ai u shpreh se tashmë është momenti që brenda kampit opozitar të jetë një opozitë me ide ndryshe, ndërsa shtoi se koalicioni Berisha-Meta nuk përfaqëson të gjithë opozitën dhe se ata nuk janë ndryshimi, pasi janë figura që kanë qenë gjithnjë në politikë.

“Gjykojmë se ka ardhur dita që brenda kampit opozitar të jetë një opozitë me ide ndryshe, nuk mund të shkojmë bllok, aksi Berisha-Meta, nuk e përfaqëson të gjithë opozitën. Ne nuk i identifikojmë sikur këto janë alternativa.

Parulla jonë politike është që nuk mjafton rrotacioni, por duhet ndryshim. Këta edhe nëse vijnë nuk janë ndryshimi, por rrotacion, sepse aty kanë qenë. Gjykojmë që kemi shumë diferenca për të qenë në të nijetin tren. Gjykojmë që ka ardhur dita që të ketë diversitet brenda kampit opozitar.

Kemi qenë në krah, kemi qenë edhe kundër, hyj dhe dal më vete dhe këtu nuk ka asgjë të re. Vijnë zgjedhjet, ato janë ato që kulmojnë demokracinë, ku bashkohen dhe përçahen. Ne mendojmë se duhet të hapim një derë të re brenda kampit opozitar.

Ne mendojmë se duhet ndryshuar kjo kushtetutë. Por kush e ka bërë këtë kushtetutë?! Berisha dhe Rama. Ky është alternimi. Ne kemi  një linjë zgjedhor që i ka zënë rrugën rinisë që të formojë parti të reja. Kush e rrëzon këtë kryeministër? Për ta hequr këtë kryeministër duhet të jetë gati një qeveri tjetër. është e pamundur nga ana praktike me këtë lloj marrëveshjeje.

Demokracia është deformuar goxha. Kemi dhe diferenca të tjera, por e përbashkëta është lufta kundër qeverisë së Edi Ramës”, u shpreh ai.

Ndërkohë për vendimin për të dalë më vete, Shehi tha se kjo ka ndodhur për një sërë arsyesh. Mes të tyre ai tha se Ë nuk i qëndroi linjës që ai kishte kërkuar, për të dalë me kandidatë të përbashkët.

“Kemi fol me të gjithë për këtë vendim. Kemi diferenca ndaj kemi hyrë në zgjedhje. Ndërkohë na bashkon një kandidat i vetëm, këtë kemi kërkuar. Ne donim që të ishte një. Ne na bashkon me pjesën  tjetër të opozitës, kandidati unik dhe lufta kundër Ramës. Për këto të dyja jemi dakord dhe uroj të jetë formula më e mirë për të përcaktuar një trajektore brenda opozitës. Me Berishën kemi gjykuar, që fatkeqësisht nuk i qëndroi kësaj linje, që kemi nevojë për të dalë përtej PD. Të gjejmë një formulë që të bashkojë opozitën përqark një kandidati të vetëm. Por nëse e vendosni ju, atëherë me ke përzënë, kështu që u zvogëlua numri i përzgjedhjes, u bë me Primaren që ndihmonte pjesën e Foltores për të rigjeneruar vetveten. Berisha nuk e pranoi këtë punë se prishte skemën e Primareve. Deri para një jave kemi pasur diskutime për këtë punë, kemi bërë sondazhe atë që i kërkuam pjesën tjetër, që fatkeqësisht e hoqën. Deri para një jave sondazhet ishin aty-aty, unë me Këlliçin. Javën e fundit unë kam një lloj rënie, tek 18-19%, Këlliçi ka avancuar. Në këto kushte gjykova që të tërhiqem unë. Unë nuk hyj në garë për të qenë i treti, por të isha para me sondazhe, do hyja. Ka ardhur një ditë që gjithsekush merr vendimet e veta. Ne e kemi bërë sakrificën tonë, që do të thotë, ne jemi larguar nga fushëbeteja për t’i lënë vend këtyre zotërinjve të cilën dhe në mënyrë të padrejtë kanë përcaktuar një formulë, dhe ne kemi bërë dhe një sy qorr se përballë është e përbashkëta, Rama. Pas dy javësh mund të bëjmë një sondazh dhe të mbështetet më shumë ai kandidat që ka më tepër mundësi për të fituar”, tha ai.

Pyetjes së përse nuk e pa mundësinë për të qenë në krah të Enkelejd Alibeajt, ai tha për News 24 se: Nuk duhet ta helmojmë ambientin që kemi, se votën do ta marrim nga një kontingjent i përbashkët. Ne kemi mbajtur një linjë të pavarur nga dy grupet, sepse kemi gjykuar që këtu ka dy palë fajtorë.