“Turqia po merr të gjitha masat e nevojshme në përputhje me skenarët e mundshëm që kanë të bëjnë me vendin pas sulmeve ajrore të Izraelit kundër Iranit”, tha Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan pas takimit të jashtëzakonshëm të sigurisë të mbajtur me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të qeverisë.

Sipas kreut të diplomacisë turke, “promovimi i procesit të iniciuar nga Presidenti i SHBA-së Trump në lidhje me negociatat bërthamore (të Iranit) është e vetmja mënyrë për të zgjidhur konfliktin”.

Ai argumentoi gjithashtu se “tensioni në rritje në rajon nuk duhet ta shkëpusë vëmendjen nga gjenocidi në Gaza”.

Në takim morën pjesë Ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerali Metin Gurak dhe kreu i agjencisë së inteligjencës MIT, Ibrahim Kalin.

Në detaje, Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan deklaroi pas takimit:

“Presidenti ynë ka qenë duke i ndjekur nga afër zhvillimet që nga fillimi dhe është informuar. Sipas udhëzimeve të presidentit tonë, organet tona kompetente po marrin të gjitha masat e nevojshme sipas skenarëve të mundshëm që kanë të bëjnë me vendin tonë.

Që nga fillimi i zhvillimeve, ne kemi qenë në kontakt të ngushtë me shumë vende si Irani, Iraku, Jordania dhe SHBA-të. Izraeli, i cili shkaktoi një tragjedi humanitare në Gaza, destabilizoi Libanin, pushtoi Sirinë dhe tani po synon Iranin, duhet të braktisë menjëherë strategjinë e tij që synon destabilizimin e rajonit.

“Nuk duhet të lejojmë që tensioni në rritje në rajonin tonë të shkëpusë vëmendjen nga gjenocidi në Gaza. Avancimi i procesit të iniciuar nga Presidenti i SHBA-së Trump në lidhje me negociatat bërthamore është e vetmja mënyrë për të zgjidhur konfliktin e shkaktuar nga mosmarrëveshja bërthamore. Diplomacia është e vetmja alternativë ndaj luftës.”/kohajuaj