Pas sulmit me raketa nga Izraeli ndaj Iranit janë devijuar dhe anuluar fluturimet. Mijëra pasagjerë po përballen me pezullime apo shtyrje fluturimesh.
Po ashtu janë anuluar dhe fluturimet mes Shqipërisë dhe Izraelit.
”Në dritën e zhvillimeve të fundit, misionet izraelite në të gjithë botën do të mbyllen dhe shërbimet konsullore nuk do të ofrohen. Një formular online është i disponueshëm për izraelitët jashtë vendit, për të raportuar vendndodhjen dhe statusin e tyre aktual. Ju lutemi plotësojeni atë për të ndihmuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të qëndrojë e përditësuar”, thuhet në njoftimin e selisë diplomatike.