Në oborrin e Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është mbajtur sot manifestimi qendror për 147-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Një moment historik ky që bëri bashkë gjithë kombin shqiptarë.
Të pranishëm në këtë aktivitet të rëndësishëm mes shumë të ftuarve merrnin pjesë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Shqipërisë ,Bajram Begaj, si dhe mjaft personalitete të larta të politikës, historisë e kulturës nga Kosova e Shqipëria.
Lidhja Shqiptare e Prizërenit ishte një organizim politik i parisë së katër vilajeteve që ishin shumicë shqiptare në Perandorinë Osmane.
Ajo u themelua zyrtarisht më 10 Qershor 1878 në xhaminë Bajraklie të Prizrenit, qytet ku deri një vit përpara ishte qendra e Vilajetit të Kosovës.
Traktatet e Shën Stefanit dhe Berlinit u kishin caktuar territore të banuara edhe nga shqiptarë shteteve të tjera pas Luftës Ruso-Turke dhe për këtë arsye shqiptarët u përgatitën për rezistencë kombëtare./ kohajuaj