Erion Braçe, i cili rezulton në mesin e kandidatëve më të votuar në Tiranë, tha se PS ka shënuar rezultatin më të mirë të saj ndonjëherë.
Nga njësia nr.5, në një prononcim për Report TV, Braçe u pyet edhe nëse ky rezultat, ku PS ka siguruar 83 mandate, e dëmton demokracinë në vend.
Ai përmendi rastin e Donald Trump, dhe dekretet që firmosi me rikthimin në Shtëpinë e Bardhë, teksa tha se sikurse atje, edhe në Shqipëri nuk rrezikohet demokracia.
“Më e madhja në historinë e PS mesa mbaj mend unë. Rezultat shumë i mirë i PS, por përtej rezultatit. Dëmton demokracinë? E para hapësirën e opozitës nuk e përcakton qeveria, por opozita vetë.
Nëse opozita di të bëjë opozitë, patjetër që ka hapësirën e vet në të bërit opozitë brenda politikës. Unë kam hyrë në parlament në 1996 dhe kemi qenë vetëm 10 vjet. Më mjaftoi për të bërë opozitë atje brenda, pra hapësirën për të bërë opozitë e krijon vetë. Por ajo që thoni se ky rezultat cenon demokracinë është histori tjetër.
Unë nuk e pëlqej atë që ka ndodhur në Amerikë por kjo është shija ime. Për atje kongres, senat, preisdent e qeveri e të tjera me radhë që erdhën si rrjedhojë e dekreteve të Trump i ka një parti. Nuk besoj se demokracia amerikane është ë rrezik, kështu që kur voton populli, voton populli dhe të gjithë të tjerët duhet të binden.
Nuk mendoj se është kërcënuar demokracia. Kam ardhur këtu 2 muaj e gjysmë përpara dhe nuk jam nga ata që shfaqen në zonë për fushatë. Uën jam 4 vjet në zonë, bëj 4 vjet fushatë e punë. Isha e pamundur kësaj radhe që të bëja të plotë ciklin e 4 viteve të kontaktit me njerëzit.
I mirëkuptoj të gjithë ata që nuk kanë votuar se nuk kam qenë këtu dhe s’kam punuar këtu. Mund të jesh optimist para sesa të votojnë njerëzit. Kur kanë votuar njerëzit, është gjendje faktike që ti thjesht pret të lexosh votën e njerëzve”, u shpreh Braçe.