Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri u monitoruan nga përfaqësuesit e OSBE/ODIHR, përfshirë këtu edhe ambasadori BE-së, Silvio Gonzato.

Gonzato kreu vëzhgimin nga Durrësi. Ai u shpreh se ecuria e këtyre zgjedhjeve kanë një rëndësi shumë të madhe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ndërsa ambasadori i OSBE/ODIHR në Tiranë ka ndjekur nga afër procesin e votimit në një prej qendrave të votimit në njësinë numër 10, në Tiranë, aty ku votimi u realizua në mënyrë elektronike.

Ai u shpreh se “Jemi këtu për të vrojtuar zgjedhjet dhe për të vëzhguar nëse këto zgjedhje janë me standardet ndërkombëtare.”lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=123&loc=https%3A%2F%2Fwww.botasot.info%2Fshqiperia%2F2337746%2F12 ore votime perfaqesuesit e osbe odihr monitoruan hap pas hapi procesin zgjedhor%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.botasot

3,713,761 shtetas shqiptarë brenda dhe jashtë vendit votuan sot për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm.