Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash deri të dendura, në orët e pasdites do të ketë intervale kthjellimesh. Parashikohen reshje shiu me intensitet të dobët deri mesatar në formë shtrëngate. Reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar në vendet malore.

Era do të fryjë me drejtim veri – veriperëndim dhe shpejtësi 1-8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare deri në 14m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës nga 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër10/12Re shi
Kukës10/13Re shi bore
Lezhë9/12Re shi
Dibër3/11Re shi bore
Durrës          9/17Re shi
Tiranë10/16Re shi
Elbasan6/13Re shi
Berat4/19Re shi
Vlorë          11/16Re shi
Korcë3/12Re shi bore
Gjirokastër2/12Re shi
Sarandë11/19Re shi