Kolegji zgjedhor e ka hedhur poshtë pretendimin e “Rithemelimit” tw drejtuar nga Sali Berisha, për çregjistrimin e Partisë Demokratike ligjore si subjekt në zgjedhjet vendore të 14 majit. Por dhe që të ishte pjesë e koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” me siglën e të cilit do të garojnë kandidatët e dala nga primaret.

Kolegji e dha vendimin duke u mbështetur tek nenit 158/3 i Kodit zgjedhor, dhe me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesë-padisë së “rithemeluesve”, shlyerjen prej tyre të shpenzimeve gjyqësore.  “Vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim. Vendimi  u shpall sot më 27.03.203”, bëri të ditur Kolegji zgjedhor, duke i dhenë fund kështu sagës disa javore të betejave gjyqsore të “Rithemelimit”.

Trupa gjykuese që shqyrtoi çështjen përbëhej nga gjyqtarët Blerona Hasa (Relatore); Manjola Xhaxho (Anëtare), Emona Muҫi (Anëtare), Esmeralda Xhili (Anëtare), Alma Kolgjoka (Anëtare). Në vlerësim të këtij shqyrtimi, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa, u shpreh se PD nuk ka dërguar asnjë kërkesë në Kolegjin zgjedhor. Qendrim të njejtë mbajti edhe përfaqësuesja e Komisionit Qendror të zgjedhjeve, që u kundërshtua nga përfaqësuesi i krahut të Sali Berishës./Koha Juaj.com është një media e re që gazetarinë e konsideron mision, jo përfitim. Na ndiqni, nuk do zhgënjeheni