Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 ka ndodhur në Stamboll në orën 12:49, në Detin Marmara, 28 kilometra në jugperëndim të Stambollit , me thellësi fokale 12 kilometra, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare.

Dhjetorin e kaluar, profesori turk me përvojë i gjeologjisë, Dr. Naci Görür, kishte paralajmëruar se një tërmet 4.4 Rihter që kishte ndodhur në atë zonë në atë kohë do të ndikonte në çarjen e Marmarasë, duke shkaktuar ndoshta një tërmet të madh në të ardhmen.

“Ky tërmet pak a shumë do të prekë pjesën e thyerjes që pritet të çahet në Marmara”, tha ai.

Ky profesor i veçantë kishte paralajmëruar verën e kaluar për një tërmet shumë të fortë që pritej në Stamboll dhe pjesë të tjera të Turqisë.