Ilir Vrenozi u rikthye në personazhin e ditës në politikën shqiptare, pasi Rama donte t’ua “rrëmbente” demokratëve.
Ai në fakt nuk u “shit” dhe i vahti Berishës në takim.
Por çfarë thoshte vetëm pak javë më parë Vrenozi, kur u zyrtarizuan listat?
“Ne Ramës do i hajmë vetëm k… me këta bq… k.. me këta njerëz që shikojnë vetëm pushtetin, duan vetëm të vijnë në pushtet. Njerëzit duan që të vijë në pushtet një i djathtë në pushtet që të mos vidhet më. Si do vish në pushtet me një alternativë më njerëzit që i ka pasur Rama.. i ka q… Rama dhe i merr ti. Çfarë alternative është kjo?
O vëllai i lirë duhet të djathtë klasikë, duhet gjeneratë e re me ide frymë politike të djathtë, trashëgimi politike kulturore e familjare të djathtë. E djathta në të gjithë botën ka histori, ka trashëgimi. Këta janë rraqe të vjetra karta të konsumuara, limona të shtrydhur nuk kanë lidhje me të djathtën prandaj elektorati demotivohet sepse gjenerohen po të njëtët. Nuk ka risi nuk ka alternativë, zero absolut.
Unë dua të rrëzoj Ramën, jo të sjell në pushtet Kujtim Gjuzi. Unë dua të heq Ramën, se do çmendem po fitoi Rama. Me këtë listë s’i mund t’i dalësh përpara këta kanë 3 herë që të mundin. E djathta i del para me bashibokukë. Me marifetet e tij Rama ka hequr të vjetrit dhe vë të rinjtë, nipat e mbesat e tyre. Ata lëvizin. Ne vijojmë me bashibozukët.. Vini mo djem të rinj FRPD, s’ke nevojë për rrangallë..”, shprehej ai në video pas publikimit të listave të kandidatëve.