Deputeti i opozitës, Dashamir Shehi, ka komentuar fushatën elektorale që po bëjnë kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Shehi shprehet se shqiptarët janë të mërzitur nga të njëjtit njerëz në politikë prej 34 vitesh.

Deputeti theksoi se strategjia e partive politike ka ndryshuar, ku nga posterat, tashmë po i bëjnë fushatat me ekrane LED, me balerinë dhe show.

Prej 34 vitsh në politikë, ndryshojnë shumë gjëra. Janë lodhur, s’ka entuziazëm, ka shumë përsëritje, janë të njëjtët personazhe.

Edhe në krahasim me ato në botë, sepse mediat sociale janë njëlloj, nuk kanë ndryshim, si në Angli e Francë, kur bëhet miting njerëzit dalin në rrugë, se atje matet forca.

Fjalimet nuk mbahen për mitingje e programe, por për forcë. Atje nuk mbahen fjalime si këtu. Atje ka pjesëmarrje, është festë e demokracisë, është shprehje e popullaritetit.

Këtu ka kontestime zgjedhjesh, madje edhe mitingjet janë të paguara. A ke parë, e bën të madh sa të duash mitingun. Kjo është shpesh diferenca. Kemi parë parti që pasi të mbarojnë zgjedhjet, se mitingje bëjnë aktualisht, ku do shihet edhe forca e tyre.

Vënë muzikë e disa pankarta dhe thua ti bëhet hataja. Mitingje bëjnë edhe forcat e vogla. Mjafton kapaciteti organizativ dhe paret.

Kjo bëhet për të treguar forcën politike. Politika ka humbur substancën dhe ka përfundu te komunikimi”-shprehet Shehi.

Dashamir Shehi shprehet se kryeministri Edi Rama e ka kthyer BE-në në narrativë, por realiteti është krej ndryshe, ndërsa shton se ka humbur substanca politike. Sipas Shehit, kryeministri Edi Rama po na shet një ëndërr kur thotë se do futemi në Bashkimin Evropian.

Në këto zgjedhje ka nevojë edhe për substancë politike, të mbahet edhe përgjegjësi për ato që nuk janë bërë, e kjo politika jonë nuk e njeh këtë pjesë. Kryeministri shumë që ka premtuar nuk i ka bërë, ka sekëlldi nga fushata, ai e di që s’i ka bërë, por thotë do shkojmë në Europë etj.

Ndonjëherë e meritojnë edhe termin turmë se duhet të ketë njerëz që bëjnë edhe kritika e t’i thonë “nuk është kështu”.

Tani fushata bëhet me LED e jo me postera, ku shfaqen arritjet me pamje, ose me balerina e kërcime, bëhet shou.

Rama e ka kthyer në narrativë BE-në, por nga ana tjetër nuk i ka mbajtur premtimet, gjendja ekonomike duket, shëndetësia, arsimi, bujqësia e të tjera.

Unë mendoj se Rama nuk e do BE-në, sepse nuk i do policët e Europës këtu. Europa nuk na fut për Ramën apo ndonjë tjetër, por shpresoj të vijë ndonjë tjetër.

Përrallis poshtë e lartë në Shqipëri, pa mua nuk shkojmë dot në BE. Pse s’na futi për 12 vite ne Rama në BE, por do na fusë tani? Unë mendoj se Rama po na shet një ëndërr”-tha Shehi.