Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta mëngjesin e sotëm të Papa Françeskut.
Rama publikoi në Facebook një foto të Atit të Shenjtë i cili mban një qeleshe me shqiponjën e flamurit tonë, ndërsa krahas shkruan: Lamtumirë, At i Shenjtë, mik i madh e i paharrueshëm i Shqipërisë”.
Papa Françesku ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare.
“Në orën 7:35 të mëngjesit të sotëm, Peshkopi i Romës, Françesku, është kthyer në shtëpinë e Atit. Krejt jeta e tij iu dedikua shërbimit të Zotit dhe Kishës.
Na mësoi të jetojmë me vlerat Ungjilli me besnikëri, guxim dhe dashuri universal, veçanërisht në favor të më të varfërve”, tha kardinali Kevin Farrell në njoftimin e ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.
Disa javë më parë, Papa Françesku doli nga një spital në Romë pasi u trajtua për pneumoni në të dyja mushkëritë.
Dy javë pasi la spitalin, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve në Sheshin Shën Pjetër.
Në vitin 2013, Françesku u bë Papa i parë amerikano-latin dhe ka qenë një nga papët më të vjetër në historinë e Kishës.