Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar përfundimisht kërkesën e Sali Berishës për t’u regjistruar si kryetar i Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Berisha ishte rrëzuar edhe më herët nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, vendim që u ankimua nga grupi i Berishës.

KQZ-ja ka njohur Enkelejd Alibeajn si kryetar të PD-së për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ky i fundit ka vendosur kandidatë në 16 bashki për 14 majin, ndërsa në shumicën e bashkive ende nuk është përfaqësuar me kandidatë.

Ndërkohë kandidatët e Rithemelimit do garojnë nën siglën e koalicionit ‘Bashë Fitojmë’ me Partinë e Lirisë, Partinë Demokristiane e Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.