Gara për të marrë drejtimin e Radio Televizionit Publik Shqiptarë është hapur sërish, dhe nuk kishte si t’i mungonte listës së kandidatëve, “Zonja e hashashit”, Eni Vasili!
E mësuar me faktin që çdo gjë i serviret gati në tabaka, mjafton që ajo të hapë gojën, këtë herë rikthehet më e sigurtë se kurrë për të marrë atë që do, Drejtoreshën e RTSH-së.
Tërbimi që e kapi pas dështimit të parë, duke arritur të shkarkojë edhe Këshillin Drejtues të RTSH-së dhe të rikthejë garën nga e para, e ka bërë që ta marrë seriozisht duke përdorur të gjitha mënyrat e saja që e çojnë drejt fitores. Ndërsa këtë herë nuk ka lënë mbrapa dhe sulmet ndaj kandidatëve të tjerë.
Po pse “Zonja e hashashit “ e ka kaq të rëndësishëm rikthimin e saj në RTSH?!
Hakmarrja!
Eni Vasili, profesionalisht nuk ka shkëlqyer kurrë në asgjë. Si autore e një emisioni mediokër, ajo asnjëherë nuk u bë faktor në botën e medias.
Arritja më e madhe në profesionin e saj ishte momenti kur solli në studion e emisionit një degë hashash, për të t’i treguar kryeministrit Edi Rama se si është kanabizuar vendi, një mënyrë kjo për të vërtetuar akuzat e idhullit të saj, Sali Berisha.
Sot, të dy këta personazhe, kryeministri Rama dhe kreu i opozitës Berisha bëhen bashkë për ta bërë Enin pëllumbeshë.
Mos u çudisni, pazari i radhës edhe ky!
Shkëlqimi tjetër i “Zonjës së hashashit” ishte kur mbante poste drejtorllëku në median e Rezart Tacit, duke i pastruar lekët këtij të fundit i cili sot është i akuzuar për evazion fiskal.
Rikthimin në drejtimin e RTSH-së për “Zonjën e hashashit” është më shumë se një dëshirë, por një sfidë personale, është një hakmarrje!
Eni Vasili është larguar nga ai institucion me ceremoni!
Jo nga ato ceremonitë që mund tu shkoj mendja, si psh për kontributin e saj profesional, duke marrë edhe vlersime!
Por nga ato ceremonitë që të largojnë me “kokën ndër shalë”, do thoshte populli në gjuhën e tij.
Zonja Eni u largua nga ai institucion pasi u rrahë dhunshëm me një tjetër kolege pasi nuk arriti të merrte atë që donte, të ishte “Prima Donna”
Të gjithë ata punonjës që ende vijojnë të punojnë në atë institucion e kujtojnë shumë mirë atë episod dhe shpërfytyrimin e saj në shkallëte tij.
Kjo ishte dhe një nga arsyet që disa nga antarët e KD nuk e votuan herën e parë për drejtoresh, se e kishin të parë shfaqen në shkallët e RTSH-së.
Edhe në këtë Këshill Drejtues ka antarë që e njohin mirë “Zonjën e hashashit” për bëmat e saja në këtë institucion!
Shpresojmë që ata zotërinjtë të mos i ketë lënë memorja!
Rikthimin e saj si drejtuese do të jetë skandali i radhës që ndodh me atë institucion, i cili paguhet nga taksat e shqiptarëve.
E meqë ra fjala, kjo taksë është rritur për këtë vit dhe qytetarët ende nuk janë në dijeni. Rritja ka ardhur pas larmishmërisë skandaloze të programacionit që prodhon ky institucion, e për këtë, shqiptarët duhet të paguajnë akoma më shumë.
Shpresojmë që antarët e Këshillit Drejtues të mos e nisin mandatin e tyre me pazare të shëmtuara!