Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur.

Sipas avokatit oferta e Berishës për LaCivita është 50 milion dollarë për fushatë në Shqipëri.

“Deklaratat në fillim ishte pozicionuar ndryshe. Erdhi me imazhin si këshilltar i Trump. Me pas ndryshoi, deri ditën e sotme duke thënë “unë jam shtetas amerikan, vij si drejtues teknik i një fushate tjetër.

Këto kanë ardhur pasi u negociua kontrata e tij për ardhjen. Negociatën e tij e ka bërë Fatmir Mediu e ka përforcuar Belind Këllici, i cili dhe është takuar para se të vinte në Shqipëri dhe oferta e tyre ka qenë 50 milion dollarë, për fushatën në Shqipëri. Kanë bërë një hesap të vet, këta.

Në Shqipëri nuk i marrin, ne nuk dimë që Berisha dhe Meta paranë më të madhe rreth 5 miliardë dollarë Ilir Meta nuk i ka në Shqipëri. Investigoni, ai që sjell ilacet nga jashtë shtetit nuk paguan asnjë tatim…

Imagjinoni sa vite kanë që hyjnë ilacet në Shqipëri. Mos t’i qahet halli këtyre banditëve. Edhe kontratën nuk e paraqesin, përse?

Në Amerikë atij ia kërkoi në 2026. PD do ta bëjë publike pas zgjedhjeve…Këtu ka një anormalitet sepse kemi të bëjmë me një kontratë që kemi të bëjmë me një të huaj”, tha ai në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News.