Të gjitha sondazhet e realizuara deri tani, duke nisur nga ai i Euronews Albania, në Report TV, dhe së fundmi dhe në News 24, nxjerrin qartazi fituese në zgjedhjet e 11 majit, Partinë Socialiste.
Kjo e fundit pritet të marrë diku tek 48-50 % të votive.
PS projektohet që të marrë mbi 70 vota, çka do të thotë se do të formojë sërish e vetme Qeverinë, pa pasur nevojë për të bërë koalicion pasgjedhor me ndonjë parti tjetër.
PD ndërkohë, sipas të gjitha sondazheve, maksimumi që mund të marrë, është 35% e votave.
Që do të thotë se gati një muaj nga zgjedhjet, ka një diferencë prej 15% me Partinë Socialiste.
Një diferencë e madhe, që siç e pranonte Armand Shkullaku pak ditë më parë, është e vështirë të rekuperohet brenda një muaji.
Ndaj mundësitë që PD të fitojë zgjedhjet e 11 majit, sipas sondazheve, janë zero.
Vetëm nëse bën ndonjë magji LaCivita!