Deputeti i PD Dashnor Sula, ka dhënë arsyet se pse u la jashtë listave nga Sali Berisha për parlamentaret e 11 majit.

Sula tha se PD ndryshoi retorikë për SPAK-un pas arrestimit të Erion Veliajt.

Në një video të shpërndarë në rrjetin e tij social në Facebook, ai rikujton se Berisha ishte pro rikandidimit të prokurorëve të SPAK, teksa tani hedh poshtë kërkesën e tyre, duke theksuar se nuk mund të ndryshojë kushtetuta.

Ndër të tjera ai ka theksuar se SPAK është gjëja më e mirë që ka për momentin vendi ynë, duke shtuar se ky institucion duhet të ketë mbështetje nga opozita.

“Ja pse SPAK-istet ishin problem ne listen e kandidateve per deputet te PD.

3-Muaj me pare SPAK nuk e kishte arrestuar Erion Veliajn dhe ne ate kohe  opozita deklaronte pro mundesise se rikandidimit te prokuroreve te SPAK. Tani ka nje ngjarje madhore ne favor, arrestimi i kryebashkiakut te Tiranes por cuditerisht opozita del kunder.

Çmund te mendosh ne kete situate? Ku fle lepuri?!

SPAK eshte gjeja me e mire qe ka per momentin vendi yne. Ky institucion do duhej ta kishte opoziten,  mbeshtetjen me te  madhe por fatkeqësisht kjo nuk po ndodh”, tha Sula.