Prej ditës së djeshme ka nisur një kërkim për dy alpinistë të bllokuar, të cilët u përfshiu nga një ortek i fuqishëm në malin e dhjetë më të lartë në botë, Annapurna në Nepal.
Maja Annapurna, 8091 metra, është një ngjitje e rrezikshme dhe e vështirë dhe një vend jashtëzakonisht i prirur për ortekë, me një shkallë fataliteti më të lartë se Everesti
Gjithsej tre persona ishin pjesë e ngjitjes së parë kur një ortek i madh ndodhi mesditën e së hënës, njoftoi kompania e ngjitjeve Seven Summit Treks.
Burrat mbanin tanke oksigjeni kur u goditën nga blloqe të mëdha dëbore, të cilat i fshinë dy prej tyre. Njëri prej tyre u shpëtua.
Në operacionet e shpëtimit po marrin pjesë edhe helikopterë.