Kreu i misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, Lamberto Zannier ka zhvilluar një takim për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në mungesë të kryetarit Ilir Meta, i cili qëndron i paraburgosur prej 21 tetorit 2024 me tre akuza të ngritura nga SPAK.

Në dalje për mediat pas takimit, me prononcim të shkurtër, Zannier bëri me dije se diskuatuan problematikat e fushatës dhe u informua.

Ambasadori u pyet edhe në lidhje me arrestimin e Ilir Metës dhe qëndrimin zyrtar të misionit që përfaqëson.

“Nuk kam një qëndrim në lidhje me këtë çështje dhe nuk mund të jap një mendim apo një gjykim. Qëndrojmë pas shtetit të drejtës, transparencës dhe qëndrojmë pas zbatimit të ligjit të papolitizuar”, tha ai shkurtimisht