Rasi i parë: I bindur se kishte bërë gjetjen  e duhur në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici poston  në FB, foton me fëmijët e fshatit të tij duke ngrënë iftarin.

Rasti i dytë: Në një nga ekranet e televizioneve gjenerale i pari i një familjeje që së bashku me të shoqen ishin të ftuar në studion e emisionit që ishte fokusuar tek agjerimit, ndërsa fliste pë aplikimin e ritit islam në familjen e tij mburej se që në femijërine e tyre të hershme i kishte detyruar katër fëmijet të ndiqnin ritin fetar mysliman, që e vijonin edhe sot. I kishte detyruar! Si Gjici, si ky prind në forma të ndryshme i impononin fëmijëve ushtrimin e besimit. Me detyrim. Prindi krekosej para ekranit për detyrimin e imponuar, Gjici mburej në rrjetin social për po të njejtën gjë?! Absurdi nis pikërisht këtu, tek detyrimi i ushtrimit të presionit mbi fëmijët për të besuar tek feja me imponim. Por le ti kthehemi rasteve;

Agjërimi është shumë i rëndësishëm  për “ yjet e fshatit  tim” ,  shkruan Gjici, prandaj  i lutet  Allahut që të pranojë agjërimin e tyre. Por zoti Kryetar harron që përdorimi I fëmijëve për propagandë dhe fushatë elektorale ,  përvecse  denohet me ligj, është dhe mëkat!

Me siguri Kryetari,  kur e ka marrrë rrugën për të shkuar në fshatin e tij, Bushtricë , kuptohet për fushatë,  është nisur për të takuar baballarët e këtyre fëmijëve! Pse jo për të pirë dhe ndonjë gotë raki.

Por kur mbërriti atje kuptoi se, që ti mblidhte burrat e fshatit I duhej të pronotonte një charter nga Londra  për ti sjell ata në fshat!

Kur pa që kishte shpenzime, urdhëroi stafin të mblidhte fëmijët, kështu kishte mundësi t’i bënte foto dhe mishit të pjekur që tashmë ishte bërë gati për iftarin.

Dështimi i takimit i lexohet në fytyrën në dukje të qeshur, por thellë brenda vetes i bezdisur. Ndërsa bezdisja lexohet edhe në fytyrat e pafajshme të fëmijëve, të cilët do donin të ishin duke luajtur, apo duke ndihmuar familjarët me ndonjë punë fshati.

Po të na kishte shkruar dhe ndonjë detaj më shumë nga “takimi”, do mund të kishim kuptuar edhe më shumë se c’donte të na tregonte me këtë  “event madhështor”, z. Gjici!

Kurioziteti është I madh për bisedën  që ka zhvilluar kryetari  I bashkisë, por takimi me sa duket ka qenë me dyer të mbyllura, pasi edhe nga fotoja duket qartë  që lokali ka qenë  në dispozicion të kryetarit, pasi tavolinat e tjera janë bosh.

Biseda ka qenë shumë serioze, kjo është e padiskutueshme! Por  në këtë rast  nuk dimë të themi nëse u burrëruan  fëmijët apo kryetari u kthye në fëmijë!  Duhet të ndodhte me patjetër njëra, se ndryshe nuk do të kuptoheshin me njëri-tjetrin.

Që t’i trajtonte si fëmijë , kjo nuk i ineresonte z. Kryetar , se do t’i duhej të  pyeste për deshirat  e tyre ,se cfarë do të bëheshin kur të rriteshin, por në këtë rast përgjigjen e kishte xhep!

Ashtu sic ka ndodhur edhe me më të rriturit, dëshira më e madhe edhe për ta, do ishte të iknin në Angli.

Me siguri që është e para, pasi fëmijët  duken  më serioz në pamjen e tyre, pse jo dhe më të rritur për moshën që kanë. Largimi I të rriturve në emigrim i ka rritur dhe ata para kohe , duke marë dhe përgjegjsi  familjare që nuk u takojnë.

I vetmi që gëzon si fëmijë para tepsisë me mish, duket se është kryetari i Bashkisë , Safet Gjici!

Por ata që të lënë pa fjalë, po fare pa fjalë janë komentet që I bëjnë në FB, adhuruesit e servilët poshtë fotos, duke e duartokitur për gjetjen që ka bërë! Shfrytëzimin e fëmijëve për fushatë elektorale!

 

334077281 970330474324254 8084371752472412730 n334270477 3123127417986766 1695864422289496916 n334758830 1341381410044055 7228331819667805808 n336826642 741994390633172 1246960962114711167 n

 

P.S. Për ti dhënë më shumë seriozitet takimit, stafi I kryetarit është kujdesur që ne “takim” të ishin vetëm fëmijët meshkuj, të mos kishte asnjë femër në tavolin! Tradita vazhdon … femrat janë vetëm për punë shtëpie,  me punët e qeverisë merren burrat!

Ekskluzive nga Koha Juaj