Teksa zgjedhjet e 11 majit po afrojnë, OSBE/ODIHR ka nisur punën për vëzhgimin e procesit elektoral në Shqipëri.
Raportohet se Lamberto Zannier do të kryesojë misionin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR.
Në datën 1 prill, italiani Zannier dhe stafi i tij do të zhvillojnë takime në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Zannier ka shërbyer më herët në Kosovë si shef i misionit të UNMIK nga viti 2008 deri në vitin 2011, post që e la pas emërimit si Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së.
Ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së nga viti 2011 deri në vitin 2017.