Komisionerja e Zgjerimit në BE, Marta Kos, foli me superlativa për punën e bërë deri tani nga Shqipëria me negociatat dhe planin e anëtarësimit.
Ajo mori si shembull golin e shpejtë për 23 sekonda të Nedim Bajramit ndaj Italisë në Europianin e Gjermanisë vitin e kaluar, duke u shprehur se “e di që ju jeni të shpejtë në bërjen e gjërave dhe mund t’ia dilni edhe me këtë”.
Marta Kos i dhuroi një fanellë kryeministrit me numrin “11” dhe flamurin e BE-së të stampuar në të, teksa e ftoi Ramën që pasi të mbaronin me sukses negociatat në 2027 ta ngjisnin malin më të lartë të Korabit së bashku.
Rama iu përgjigj se nuk e dinte nëse do ishte ende kryeministër, por do i bashkohej me kënaqësi.
Marta Kos: Ne kemi parë edhe kampionatin Europian të futbollit, e kam mësuar se sa të shpejtë jeni ju. Dhe Nedim Bajrami bëri golin në sekondën e 23’-të.
Tani dua të shoh se sa të shpejtë jeni për anëtarësimin në BE-në. Edhe futbolli luan një rol të rëndësishëm në anëtarësimin e BE-së.
E kam parë dhe ju kryeministër se sa pasionant jeni për basketbollin. Kështu që dua të të jap këtë dhuratë, është një fanellë basketbolli që ju të bëheni pjesë e ekipit europian.
Ai është numri im, numri 11. Unë basketboll nuk luaj dot, por do të ngjitem në majën më të lartë të Shqipërisë, në malin e Korabit. Do të doja të vinit me mua…
Edi Rama: Nëse do të futemi në BE, do t’ju japë një kryeministër të ri dhe të freskët që të ngjitet me ju në malin e Korabit.
Jam mjaft i angazhuar dhe krenar të kem një ekip të përkushtuar dhe dua të shpreh këtu përpara jush mirënjohjen time, falqënderimet për Majlindën dhe Adean, që janë dy zonjat e BE-së të Shqipërisë dhe kujtdo tjetër që është i angazhuar.
Dhe të fundit, por jo nga rëndësia, ambasadorit Ferit Hoxha, që është Lionel Messi ynë, për angazhimin e tij. E hodhëm jashtë oqeanit, të luante për në në Amerikë dhe e sollëm sërish në Europë. Ai vjen nga një zonë e Shqipërisë që burrat të jenë më të fortë.