“Zyra e Protokollit dhe te gjithë Departamentet në RTSH kanë marrë urdhër që të mos japin asnjë informacion që u kërkohet. Për të gjithë dhe për çdo gjë, i vetmi qe mund te jape informacion është Drejtori i Përgjithshëm!?!”
Në vijim të denoncimit publik të situatës që zotëron RTSH-në, një vit pas qenies në krye të tij, të Enkel Jotit, kryetari i Këshillit Drejtues të këtij institucioni mediatik, Leka Bungo, sjell argumentat mbështetëse të kësaj situate, që në vend të ishte në përmirësim të asaj të lenë trashëgim nga dyshja e famshme Thoma Gëllçi-Martin Leka, rezulton edhe më zi. Ja si e vijon denoncimin z.Bungo:
“Sipas Ligjit, organi me i larte qe duhet te udhëheqë veprimtarinë e Radio Televizionit Shqiptar është Këshilli Drejtues i cili është zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë . Kane kaluar dy vjet nga zgjedhja e tij dhe gjate kësa periudhe te gjithe Vendimet e marra jane votuar nga shumica , ashtu sic e kerkon Ligji dhe Statuti i R.T.SH-se.
Se pari, sipas gjykimit tim, vendimet e shumicës nuk kane qene dhe nuk mund te jete KURDOHERE TE drejta edhe pse votimi i tyre ka qene gjithherë qellim mire.
Se dyti, ajo qe shpesh behet pengese ne trajtimin e problemeve te rëndësishme është HESHTJA e shumicës, e cila i zhvleftëson ato deri ne zhbërje. Se treti, Informacioni qe duhet te marre Keshilli Drejtues rreth aktiviteteve te rëndësishme te Institucionit mungon.
Kjo sepse, ndryshe nga sic e parashikon ligji, drejtori edhe pse ka kaluar me shume se një vit nda dita e emërimit te tij, ka raportuar veten NJE HERE përpara Këshillit.
Keto jane motivet qe me nxiten t’i drejtohem edhe Kontrollit te Larte te Shtetit ne rolin e Arbitrit.
TRANSPARENCA
Dialog Shkresash:
Date 11.05/2022 Prot. 61 Z. drejtor.
Ne Kushtetutën e Republikes se Shqipërisë , Kreu i II , Liritë dhe te Drejtat vetjake , Neni 23 thekson:
1 . E drejta e informimit është e garantuar,
2 . Kushdo ka te drejte , ne përputhje me Ligjin te marre informacion per veprimtarinë e organeve shtetërore si dhe te personave qe ushtrojnë funksione shtetërorë.
Date 12. 05.2022 Prot. nr. 1689/2
Keshillit Drejtues
…Sipas ligjit, drejtori i Përgjithshëm eshte menaxheri kryesor i R.T.SH-se i cili drejton dhe kontrollon administrimin e veprimtarisë ne R.T.SH., pra organizon dhe menaxhon punen jo vetem se ai eshte personi qe përgjigjet per cdo gje por edhe si pasoje e parashikimit ligjor është ai qe duhet te informoje Këshillin Drejtues per cdo informacion te nevojshem te ketij organi kolegjal dhe pas nje vendimi po kolegjial te ketij organi…”
Zyra e Protokollit dhe te gjithë Departamentet ne R.T.SH. kane marre urdhër qe te mos japin asnjë Informacion qe u kërkohet . Per te gjithë dhe për çdo gjë , i vetmi qe mund te jape informacion është Drejtori i Përgjithshëm!?!
Sipas ketij te fundit, kryetari i Këshillit Drejtues nuk ka te drejte te pyes apo te kërkojë informacion nga asnjë sektor i R.T.SH-se!?!
Gjithnjë, sipas urdhrit te mësipërm, pyetjet, ose kërkesat per informacion duhet te diskutohen, ti nënshtrohen nje Vendimi kolegjial ne Keshillin Drejtues dhe me pas t’i dërgohen Drejtorit te Përgjithshëm!?!
Me fjale te tjera pyetjet duhet t’i bëhen vetem Drejtorit dhe përgjigjet duhet te merren vetëm prej tij.
Po neqoftese pyetja, larg qofte, behet sepse ka dyshime per ABUZIME nga ana e drejtorit te Përgjithshëm, kujt duhet t’i behet pyetja, atij VETE?
Nisur nga kjo situate paradoksale ne mbledhjen e dates 02.06.2022 , Keshilli Drejtues vendosi:
1. T’i delegoje Kryetarit te Këshillit Drejtues te drejtën per te marre informacion lidhur me veprimtarinë e Drejtorisë se Përgjithshme dhe te Sektorëve te tjere ne R.T.SH.
Mirëpo edhe pas ketij Vendimi ,vijon e njejta histori . A thua se Kryetari i Keshillit Informacionin nuk e kerkon per t’ia bere te njohur Këshillit, por ka si qellim ta vere ne dispozicion te Policisë se fshehte ruse!
Po cili është qëllimi i FILTRIMIT te Informacionit nga ana e Drejtorisë se Përgjithshme?
Une nuk dyshoj, une jam i bindur se nje veprim i tille behet vetem ne ato raste kur ke nevoje te FSHEHESH dicka. Për shembull ndonje “ Zullum “. Sepse per hir te se vërtetës, precedentë te tille ka pasur ne Institucionin tone jo shume kohe me pare. (Vijon)
Koha Juaj.com është një media e re që gazetarinë e konsideron mision, jo përfitim. Na ndiqni, nuk do zhgënjeheni