Autoritetet gjermane janë alarmuar pas një incidenti me një makinë që hyri në mes të turmës, duke përplasur qytetarët në qytetin e Mannheim.

Mediat e huaja raportojnë se nga incidenti është vrarë një person, ndërsa 25 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Gazeta gjermane raporton gjithashtu se drejtuesi i mjetit është arrestuar, pa dhënë detaje të tjera.

Ndërkohë që autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për sulm terrorist.

Në Mannheim, policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin qendrën e qytetit për shkak të një operacioni të madh policor.