Avokati i Safet Bajrit ka zbuluar detaje nga dëshmia në GJKKO e Safet Bajrit, i cili akuzohet nga SPAK për vrasjen e Fatbardh Licit në bashkëpunim me kushëririn, Behar Bajri dhe shokun e tij, Astmer Bilali.

Sokol Tahiraj deklaroi se gjatë seancës gjyqësore Safet Bajri, të cilit iu caktua masa arrest me burg, ka deklaruar se është paraqitur vetë ditën kur iu vendosën prangat dhe se është i hapur për hetim.

Gjithashtu ka deklaruar se “nëse ishte për të ikur s’do më kishin kapur kurrë, edhe vetë jam prapë këtu sepse dua të përballem me hetimin”.

Avokati: Safeti e bëri të qartë që jam paraqitur vetë, jam i hapur me hetimin, sa herë më kanë ardhur për kontroll banese jam treguar i hapur me hetimin, nëse ishte për të ikur s’do më kishin kapur kurrë, edhe vetë jam prapë këtu sepse dua të përballem me hetimin, jam i hapur me hetimin. Është paraqitur vetë.

Avokati tregoi se Safet Bajri e ka dhënë edhe më parë ADN-në e tij, ndërsa shtoi se “nuk e di për çfarë ngjarje kërkohet atë e di prokuroria”.

Avokati: Kjo është pjesë e hetimit, por Safet Bajri e ka dhënë analizën e AND sa herë është shoqëruar, e kanë analizën e ADN. Nuk e di për çfarë ngjarje kërkohet atë e di prokuroria.

Cila ishte prova e paraqitur?

Avokati: Nuk është provë e re.