Presidenti francez Macron do mbrojë interesat e Evropës në lidhje me Ukrainën kur të takohet me presidentin amerikan Trump në Uashington javën e ardhshme, tha një ministër francez.

“Ai do flasë për evropianët dhe sigurinë e Evropës,” tha ministri për Çështjet Evropiane, Benjamin Haddad, në një intervistë me LCI TV të enjten.

Haddad shtoi se e ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit dhe evropianët, shkruan Bloomberg.

Mike Waltz, këshilltari i Trumpit për sigurinë kombëtare, tha të mërkurën se Macron dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer do vizitojnë SHBA-të javën e ardhshme.

Konfirmimi i udhëtimit të Macron vjen pasi Trump tha në një postim në mediat sociale se presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy duhet “të lëvizte shpejt” për të arritur një marrëveshje me Rusinë “ose nuk do mbetet më Ukrainë “.