E ftuar në emisonin “Top Story”, gazetarja Juela Meçani, ish-zëdhënëse e Sali Berishës, deklaroi se të dyja palët e politikës janë duke banalizuar dosjen e Erion Veliaj, të cilët kapen me veshjet e bashkëshortes së tij Ajola Xoxës.
Ajo ka thënë se këtë gjë e bëjnë njerëzit e thjeshtë, por jo politikanët, pasi duket sikur dakordësohen me njëra-tjetrën.
“Po tentojnë të banalizojnë dosjen e Erion Veliajn, nga të gjithë faktorët politike, duke e çuar tek veshjet e Ajola Xoxës. Gjuha e terreneve të bisedave të përdishtme u lejohen njerëzve të thjeshtë, por jo politikës.
Po merren me fustanet e Ajola Xoxës”, tha ajo.