Këshilli Drejtues i RTSH-së ka raportuar sot në mbledhjen e Komisionit të Medias për procedurën e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të këtij Institucioni.

Edhe këtë herë, kreu i këshillit, Leka Bungo nuk zhgënjeu me përdorjen e dy standardeve për interesat e veta.

Pasi nuk i’u plotësuan orekset e tij nga zv.drejtoresha Aurora Polo, z. Bungo na u kujtua se zgjedhja e saj në këtë post ishte e paligjshme.

Sa për kujtes të zotit Kryetar, bashkë me zonjën Polo, këshilli zgjodhi dhe dy drejtoresha të rëndësishme të atij institucioni.

Drejtoreshën e Njësisë së Programeve, 26-vjecaren Bora Xhanija, jashtë cdo kriteri profesional, apo experience pasi e kishin kthyer mbrapsh prej një viti, për mos përmbushje të asnjë kriteri, ndërkohë ajo vazhdonte të merrte dhe rrogën si drejtoresh pa patur një emrim zyrtar.

Në të njëjhtën situatë është dhe drejtoresha e Njësisë së Lajmeve, Blerta Gjermeni, e cila vazhdon të qëndrojë në atë postë pa plotësuar asnjë nlloj kriteri.

Pse z.Bungo nuk i përmend këto dy drejtoreshat kur thotë se znj. Polo është  e jashtëligjshme në atë pozicion

Zotëria e di shumë mirë se shumë nga ato emërimet e jashtëligjshme që përmend, pasi të marrin firmën e znj. Polo janë me propëzim të zonjës Gjermeni dhe drejtoreshës së Burimeve Njerëzore  Florinda Tare, e cila u rikthye në atë post pas ikjes së Pezës me urdhër të kryetarit Bunga, ndaj dhe vazhdon  të jetë një ushtare e bindur e tij.

Ndaj dhe sulmi i tij ndaj znj.Polo është personal dhe jo për mos plotësim kriteresh.

  1. Bungo para se të justifikohet në Komisionit të Medias, se i kanë mbetur vetëm celsat e kashtës, do të bënte mirë të shpjegohej edhe për pazaret e tjera që janëa bërë në atë institucion.