Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka rikujtuar të gjithë emigrantët shqiptarë, që aplikojnë për regjistrim në zgjedhjet e 11 majit, se Shërbimi i Ndihmës për Aplikuesit është aktiv 24 orë në ditë.

Celibashi shprehet se aplikuesit orientohen të mos bëjnë gabime në regjistrim për ta bërë sa më të lehtë regjistrimin e emigrantëve.

“KQZ Shqiperi u kujton të gjithë shtetasve shqiptarë që aplikojnë për regjistrim në listën e zgjedhësve nga jashtë që Shërbimi i Ndihmës për Aplikuesit është aktiv 24 orë në ditë. Falë punës pa orar të ekipit të ndihmës, aplikuesit orientohen të mos bëjnë gabime si këto të ilustruara më poshtë.

KQZ mbron të dhënat personale të shtetasve sipas legjislacionit në fuqi dhe fton shtetasit të tregojnë kujdes me ndarjen e informacioneve që nuk kanë vlerë për regjistrimin në PER”, – shkruan Celibashi në Facebook.