Arben Meçe, një prej protestuesve të 21 janarit, tha se u shpall puçist dhe u përndjek nga policia asokohe. Në emisionin ‘Repolitix’, Meçe kujton se Sali Berisha pengoi hetimet.
Madje, Meçe risjell në vëmendje edhe deklaratat e Berishës ndaj prokurores së Përgjithshme të kohës, Ina Rama, të cilën e quajti lavire.
“E turpshme që të mbrohet vrasja shtetërore. Kuvendi bëri komision të posaçëm parlamentare, jo arrestime që u bënë, por bëri edhe komision të posaçëm ku shpallu grushtin e shtetit, puçistët. A keni dëgjuar që për atë bllokun, cili është vendimi i Apelit dhe Gjykatës së Lartë.
Berisha i tha lavire prokurores dhe nuk lejoi bërjen e hetimeve. Të thuash se ka patur hetim atë ditë dhe gjykim është e turpshme sot, vetëm të tillë s’ka patur. Strasburgu dhe vendimin dhe SPAK e ka marrë vendimin për ta tërhequr dosjen vetëm pas Strasburgut.
U shpalla puçist dhe nuk e di ca kam hequr unë nga këta njerëz, më ka ardhur nga pas ajo polici, të dalin njerëzit këtu e të thonë që është hetuar, kjo nuk është e vërtetë”, tha Meçe.
Meçe, tha se Berisha dhe Basha vranë qytetarët e këtij vendi dhe ende flasin për demokraci.
“Strasburgu e ka cilësuar vrasje shtetërore. Kjo ishte arsyeja pse e mori SPAK. E vërteta është se familjarët e Aleks Nikës së bashku me PS, kanë bërë denoncime në SPAK që ta marrë para Strasburgut, dhe SPAK e ka kundërshtar për mungesë kompetencë se ishte në hetim nga Prokuroria e Tiranës për vrasje nga pakujdesia.
Autorët e krimit shtetëror vazhdojnë të jetë në politikë edhe pse kemi një vendim nga Strasburgu që i ka vënë vulën përgjegjësisë penale të këtyre personave. Në këtë fazë është përgjegjësi politike dhe më pas me vendimmarrja e GJKKO është përgjegjësi ligjore. Përgjegjësia politike është, Berisha me Bashën kanë vrarë qytetarët. Kur thotë krim shtetëror për gjithë infrastrukturën me kryeministër Berishën.
Berisha dhe Basha vazhdojnë të jenë në politikë dhe flasin për demokraci, kur Strasburgu i ka certifikuar si kriminelë. Kush duhet instancë më e lartë në botë që ti certifikojë krimin. Këtu përfundon dhe mbaron pozicioni politik i tyre”, tha Meçe në Report Tv.